Rritet duhanpirja – 10-mujori, hidhen në treg 91 ton cigare më shumë se viti 2016

Importi  i cigareve vazhdon të dominojë tregun shqiptar, edhe pse sasia e prodhimit vendas të këtij produkti është rritur gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 10 mujore sasia e duhanit e importuar dhe hedhur në treg për konsum rezulton të jetë 91 ton më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por referuar të dhënave nga doganat këto shifra rezultojnë vetëm për cigaret dhe jo për gjithë produktin e duhanit. Kështu sipas të dhënave nga doganat,  gjatë kësaj periudhë janë importuar 2491 ton cigare, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë  niveli i importit të këtij produkti ishte 2400 ton.

Megjithëse është rritur importi, nuk ka një analizë apo një përcaktim të saktë  se sa është sasia e konsumuar, pasi nuk ka një vlerësim apo matje të  këtij produkti se sa është prodhim vendas.  Megjithëse çdo vit thuajse është rritur  taksa e akcizës për këtë produkt, përsëri niveli i konsumit mbetet i lartë, çka justifikon dhe  sasinë e lartë të importit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu edhe në paketën fiskale që u miratua pak ditë më parë qeveria rriti akcizën, kjo sipas programimit që kjo vlerë të përafrohet me ato të vendeve të BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?