Sa vende pune janë hapur? Shehi-Ahmetaj ”sherr” tek ekonomia
Deklarata nga ana e qeverisë se janë hapur 260 mijë vende të reja pune, ka çuar në një përplasje mes qeverisë dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Ministri Arben Ahmetaj është përplasur me deputetin Dashamir Shehi, pasi ky i fundit e ka quajtur tallje deklaratën. Nga ana tjetër, ministri Ahmetaj është shprehur se edhe formalizimi është nxjerrje nga skllavëria.
Pjesë nga debati
Ahmetaj: Merrni listë pagesat dhe verifikoni dublimet a janë 260 mijë vende të reja pune në 4 vite apo jo. Nuk e rritëm ne parashikimin, por FMN.
Shehi: 260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët. Rreth 200 mijë vende pune u legalizuan. Pra ka pasur legalizim të vendeve të punës. Në rastin më të mirë janë 60 mijë vende pune, jo 260 mijë.
Ahmetaj: Nëse ju keni ndonjë statistikë tjetër, hajdeni ta rrëzoni. Bëhuni serioz se nuk është muhabet tavoline. Është formalizim apo krijim i vendeve të punës kjo nuk ka shumë rëndësi. Rritja ekonomike është 4,2%. Janë 26 mijë njerëz që shkojnë në punë, çfarë problemi keni ju?

