Shehi: Mazhoranca do ta zgjedhë vetë kryeprokurorin për të mbyllur disa dosje

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kreu i LZHK, Dashamir Shehi komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës. Shehi tha se mazhoranca kërkon ta zgjedhë vetë kryeprokurorin, pasi kërkon të mbyllë disa dosje të hapura.

“Ky njeri do vendoset atje se duan të mbyllin ca dosje këta. Ata do vendosin njerëzit e vet. Këta edhe FSHF-në duan ta marrin. Ky kryeministër ka futur duart në çdo qelizë të shtetit. Kjo punë është vonuar me qellim për ta zgjedhur kryeprokurorin Kuvendi. Por ka ende kohë për të zgjedhur një personazh të pranuar nga të dyja palët. Si do ndikojë kryeprokurori? Kryeprokurori heq disa prokurorë ose i çon në qytete të tjera”- tha Shehi.

Ndërkohë kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokat Spartak Ngjela tha se kryeprokurori i përkohshëm zgjidhet pasi e ka kërkuar BE dhe SHBA. Ai tha se opozitën e kanë futur me dhunë ndërkombëtarët që të votoje reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“BE të thotë zgjidh kryeprokurorin e përshtatshëm, ju nuk pranoni të përkohshmin. BE dhe SHBA të thotë zgjidh prokurorin e përkohshëm, pasi nuk është formuar KLP. Për reformën në drejtësi kemi një test. Opozitën e kanë futur me dhunë ndërkombëtarët që ta votojë. Ka prokurorë hajdutë pasi janë bashkuar me krimin. Mos bllokoni ndërkombëtarët pasi ka nisur hetimin. Në këto 7 kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm, ndërkombëtarët do zgjedhin vetëm një kryeprokuror. Kush ka futur duart do ikin të gjithë”- tha Ngjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?