Sherr në Korçë, drejtoresha e kopshtit kap për flokësh edukatoren në sy të fëmijëve
Një sherr ka ndodhur në një institucion parashkollor në Korçë, në prani të fëmijëve.
“BalkanWeb” raporton se mësuesja Zana Brahimllari është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një prej kopshteve të qytetit.
Burimet bëjnë me dije se mësuesja është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve.
Burime nga spitali bënë me dije se mësuesja është larguar pasi ka marrë mjekimin shëndetësor, ndërsa aktualisht mësuesja ndodhet në komisariatin e Korçës për të kryer kallëzimin ndaj drejtoreshës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

