Sherri në kopsht mes drejtoreshës dhe mësueses, zbulohet motivi (Foto)

Ne foto: Drejtoresha Laureta Asllani

Një sherr mes mësueses dhe drejtoreshës së një kopshti në Korçë ka degjeneruar në dhunë, pa pyetur për praninë e fëmijëve. Pas sherrit mësuesja Suzana Brahimllari ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani.

Mësohet se mësuesja ka marrë edhe mjekimin në spital për shkak të dhunës dhe më pas është larguar. Gazetarja Iris Rezhda duke cituar burime nga policia raportoi për “BalkanWeb” se mësuesja ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?