Sherri në kopshtin e fëmijëve, reagon Drejtoria Arsimore Korçë: Do ketë masa për…
Pas sherrit të ndodhur dje në një kopsht fëmijësh në Korçë, ku drejtoresha Laureta Asllani dhunoi edukatren Suzana Brahimllari ka ardhur edhe reagimi i Drejtorisë Arsimore Rajonale. Në një prononcim për gazetaren Iris Rezhda, kreu i DAR Korçë, Kristaq Grabocka theksoi se do merren masa për të dyja arsimtaret sipas ligjit.
“Rasti është duke u shqyrtuar nga të gjitha instancat përkatëse. Është mbledhur komisioni i etikës dhe rasti po ndiqet me detaje. Ne si institucion që kemi rolin dhe përgjegjësinë tonë do të veprojmë sipas ligjit i cili parashikon nga vërejtje, paralajmërim, masë dhe pezullim. Fjalën pezullim duhet ta kisha thënë të parën”, deklaroi Grabocka.
Mësuesja Suzana Brahimllari, 50 vjeçe përfundoi dje në spital për shkak të hematomave të shkaktuara nga dhuna sipas saj e drejtoreshës Laureta Asllani, 38 vjeçe.
Edukatorja ka pohuar se është dhunuar nga drejtoresha e cila pretendonte se një prej prindërve ishte ankuar për sjelljen e edukatores.
Po dje policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

