Sherri për pronën, babë e bir bëjnë për spital kushëririn (EMRAT)

Dy persona kanë rënë në pranga në qytetin e Gramshit, pasi rrahën me sende të forta kushëririn e tyre pas një sherri për pronën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve: Islam Xhelo, 57  vjeç  dhe Taulant Xhelo, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Nartë Gramsh

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas Gramsh, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?