Shfuqizimi i 60 licencave për linjat interurbane, operatorët: Shmangu konfliktet

Ministri i transportit, Damian Gjiknuri ka shfuqizuar një urdhër të dhënë nga paraardhësi i tij, Sokol Dervishaj për shtimin e 80 linjave dhe 60 licencave ndërqytetase.

Për shoqatën e Transportit Ndërqytetas, ky vendim do të ndikojë në evitimin e konflikteve që ishin ndezur mes operatorëve, si dhe bublimit të këtyre linjave, në të gjitha qytetet e vendit.

Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës: Ishte një vendim i shpejtuar i ndërmarrë nga ministri i kaluar. Kjo solli shumë konflikte dhe kaos nëpër terminale dhe stacione autobusësh ndërqytetës, pasi janë linja paralele. Janë në total 80 linja autobusësh të shtuara, të cilat u dhanë në korrik të vitit 2017, vendim që ishte i shpejtuar dhe i pastudiuar mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Memës, kjo reformë e ndërmarrë në transportin publik, duhet të vijojë me ndërtimin e terminalëve të autobusëve në çdo qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mema: Ne kërkojmë që çdo qytet të ketë stacionin dhe terminalin, pasi me anë të terminalit parandalohet konkurrenca e paligjshme.

Përballë konkurrencës së pandershme si dhe çmimeve të ulëta të biletave, Mema thotë se operatorët e kanë të vështirë rinovimin e flotës, por ky është një proçes që vijon.

Mema: Edhe rinovimi i mjeteve që duhet bërë është i vështirë për shkak të çmimeve të ulëta të biletave dhe të ardhurave të ulëta. Deri tani kemi ndërruar 40% të flotës, pro ky proces do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm ku do të rinovojmë edhe 30 mjete të tjera.

Vendimi për shfuqizimin e këtyre linjave dhe licencave u mor këtë të hënë nga ministri, Damian Gjiknuri, për shkak se operatorët që  kryejnë linjat ndërqytetëse kishin ngritur shqetësime për mbivendosje licencash.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?