Shkeljet ligjore të PS në fushatë/ Mospërputhje të shpenzimeve nga sa ka deklaruar

Nga Herion Mesi

Edhe pse Partia Socialiste i ka respektuar afatet ligjore për dorëzimin e raporteve financiare për shpenzimet e bëra gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të këtij viti, monitoruesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë evidentuar një sërë shkeljesh dhe mospërputhjesh të të dhënave.

Konkretisht, në raportin e tyre që pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e sotme të KQZ-së, e cila është thirrur për në orën 12:00, audituesit e KQZ-së theksojnë se PS-ja ka afishuar materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Po ashtu PS ka hapur gjatë fushatës zyra elektorale më shumë se sa ka deklaruar në Raportin e saj Financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, audituesit e KQZ-së në raportin e tyre të monitorimit theksojnë se të dhënat e deklaruara nga Partia Socialiste në lidhje me shpenzimet e aktiviteteve elektorale ka mospërputhje me të dhënat e deklaruara nga kjo parti në raportin e saj financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti i auditit për PS-në

  1. Partia Socialiste ka respektuar përcaktimet e nenit 24/3, pika 2 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, pasi ka depozituar në KQZ brenda afatit raportin financiar të partisë për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017, sipas formatit te miratuar nga KQZ.

Nga shqyrtimi i raportit të auditimit rezulton se nuk ka shkelje të rregullave dhe ndalimeve të përcaktuara nga neni 87/1, nenit 89, nenit 90 dhe nenit 91, pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor.

Nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se:

  • Në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Librazhd është evidentuar afishim i materialeve propagandistike ne kundërshtim me Nenin 24/2, pika 5 të ligjit nr.8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017.
  • Në Bashkinë Tepelenë (4 zyra), Bashkinë Memaliaj (1 zyrë), Bashkinë Përmet (1 zyrë), Baskinë Dropull (1 zyrë), nga monitorimi i ekspertit kontabel rezulton se numri i zyrave elektorale, është më i madh (në total 7 zyra) se numri i zyrave elektorale të cilat Partia Socialiste ka deklaruar ne Raportin Financiar dhe ka të justifikuar me dokumentacionin financiar.
  • Nga shqyrtimi i rezultatit të monitorimit për aktivitete e zhvilluara nga Partia Socialiste në: Bashkinë Sarandë, datë 17.06.2017, Bashkinë Fier datë 19.06.2017, Bashkinë Kashar, datë 19.06.2017, Bashkinë Paskuqan, datë 20.06.2017, Bashkinë Gramsh datë 20.06.2017, Bashkinë Durrës datë 21.06.2017, Bashkinë Kavajë, datë 22.06.2017, Bashkinë Tiranë, datë 22.06.2017, rezulton se të dhënat e deklaruara për shpenzimet e aktiviteteve nga monitori mi me të dhënat e deklaruara nga partia politike, kanë mospërputhje.
  • Gjithashtu referuar opinionit të ekspertëve të licensuar, në lidhje me shpenzimet e fushatës rezulton se Partia Socialiste nuk ka deklauar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike në zyrat elektorale në kundërshtim me nenin 24/3, pika 1 të ligjit nr.8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017. Mosdeklarimi i shpenzimeve te fushatës për kandidatët konsiderohet mosdeklarim i shpenzimeve të partisë politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?