Shpërthim me tritol biznesit në Fushë- Krujë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të kësaj të premteje në një biznes në Fushë – Krujë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 01:00, në Fushë- Krujë, në bazamentin e murit të dyqanit të E.Xh. 36 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, shtojnë të njëjtat burime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dyshimet paraprake janë se është vendosur tritol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?