“Shullazi”/ Biznesmeni Beqja përplaset me noteren. Avokati-prokurorëve: Jeni në ditën tuaj të zisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vijuar sot me seancën gjyqësore për çështjen ‘Shullazi’ ku biznesmeni Ylvi Beqja është ballafaquar me noteren Aida Spahiu. Biznesmeni është përballur edhe me truprojën dhe ish-shoferin Besnik Musain. Gjatë fjalës së saj, noterja pohoi se i qëndronte deri në fund deklarimeve të saj para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30% të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja. Ajo tha se kontrata ishte bërë me vullnet me plotë.

“I qëndroj deklarimeve të mia. Kontrata u bë me vullnet me plotë. Kontrata u nënshkrua pa kërcënime”, tha noterja në sallën e gjyqit. Ndërkohë, Ylvi Beqja mohoi këtë version të noteres, ndërsa tha se ajo po gënjen.

“Siguroj gjykatën se zonja Spahiu po gënjen. Kam prova të vërtetoj pretendimet e mia.”, tha Beqja. Sakaq, dëshmitari i mbrotjur, Besnik Musai, ish-shoferi I Beqajt tha se i qëndron deklarimeve se Ylvi Beqja u kërcënua. Kjo ka mjaftuar që në sallë të nisë debate, ndërsa avokati I Beqjat iu dretjua prokurorëve se; ‘Jeni në ditën tuaj të zisë’. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?