Tarifat e reja të gjyqësorit – Opozita: Rriten deri 100-fish, e papranueshme

Dekreti i Presidentit për rrëzimin e tarifave të reja të shërbimeve gjyqësore kanë shkaktuar debate të ashpra në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Presidenca ka argumentuar në Komision se e ka kthyer për rishqyrtim ligjin për tarifat e reja pasi bëhet fjalë për rritje drastike të tyre, duke peshuar rëndë në xhepat e qytetarëve.

Të njëjtin mendim me presidentin ndanë e PD dhe LSI, të cilat vërejtën se rritja e tarifave shkon nga 10% në 100% për disa shërbime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimet e Presidentit dhe Opozitës u cilësuan si joserioze nga ana e Bashkim Finos, në cilësinë e relatorit të çështjes. Ai tha se nuk bëhet fjalë për rritje tarifash, por për rishpërndarje të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin e presidentit për mosmiratimin e tarifave të reja gjyqësore, të cilat do të votohen këtë të enjte në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?