Thethi i bllokuar,bashkia e Shkodrës tenton të hap rrugën,por pa sukses

Pavarësisht ndërhyrjes së bashkisë Shkodër, rruga Qafe Thore- Theth vijon të jetë e bllokuar.

Deklarata erdhi nga nënkryetari i bashkisë Shkoder Arben Gjuraj, i cili u ndal edhe tek problematika e rrugës së Dukagjinit që sipas tij mbetet mjaft problematike gjatë gjithë stinëve të vitit.

“Rruga në Qafqn e Thorës është e pakalueshme. Qytetarët tentojnë të kalojnë, por ne nuk e këshillojmë një lëvizje të tillë”, tha Gjuraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjuraj ka bërë të ditur se në një pjesë të Dukagjinit energjia elektrike është rikthyer falë riparimit të bërë në HEC- in e Ndërlysës, megjithatë mungesa e investimeve në rrjetin elektrike në këtë zonë e bën mjaft problematike situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Problematikat në Dukagjin janë edhe të mbartura për shkak të një mungese totale në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike. Gjatë këtyre ditëve është bëre e mundur që të furnizohet një pjesë e dukagjinit, por linjat atje janë në një gjendje të pabesueshme për ditët e sotme”, u shpreh Gjuraj.

Edhe pse u premtua nga shefi i emergjencave civile Shemsi Premci se rruga e Thethit nuk do të bllokohej me reshjet e para të bores.

“Nuk dua të dëgjoj më që rruga  Thethit nuk mund të bëhet e kalueshme për 12 muajt e vitit. Përse nuk mund të bëhet?”, ka thënë Prençi

Ndërkohë që ky segment rrugor është bllokuar totalisht, duke izoluar banoret e  zonës së Thethit nga pjesa tjetër e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?