Tifozët bllokojnë rrugën Këlcyrë-Përmet, kërkojnë lirimin e tre futbollistëve: Gjyqtari mori ryshfet (VIDEO)

Që prej disa minutash është bllokuar aksi rrugor Këlcyrë-Përmet. Dhjetra të rinj duke brohoritur  dhe vendosur në mes të kësaj rruge kërkojnë lirimin nga burgu të tre lojtarëve të Këlcyrës.

Sjellim në vëmendje që vetë një ditë më parë janë arrestuar  tre futbollistët e ekipit të “Këlcyrës pas dhunës të ushtruar ndaj gjytarit, Albi Paço.

Tre futbollistët goditen arbitrin gjatë ndeshjes Përmet-Këlcyrë, ditën e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të njëjtave burime të arrestuarit janë: Entilion Kamberaj, Klodian XHakollari, Andi Hina, pjesë e  ekipit të Këlcyrës. Ata ende janë të arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lirojini” brohorasin tifozët e tyre. Tifozët për “Fax News” janë shprehur se gjyqtari Paco ka marrë ryshfet dhe se ndeshja ka qenë e shitur. Ata thonë se do t;i drejtohen Prokurorisë për hetime.

Nga ngjarja e djeshme u ndërpre ndeshja Këlcyra-Përmet në minutën e ’82 dhe nuk  rifilloj më.

/Faxnews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?