Tiranë, 15 vjedhje në ditë, ja zonat më të rrezikuara

Zonat periferike të Tiranës po bien çdo ditë e më shumë pre e grabitjeve, numri i të cilave rritet dita-ditës. Report Tv ka zbuluar disa nga zonat më të prekura nga fenomeni i vjedhjeve dhe që bien pre e këtij fenomeni disa herë në ditë, ku kryhen deri në 15 vjedhje në ditë.

Zonat më te rrezikuara janë Unaza e Re, Kamza, Tirana e Re, Yzberishti, zona e Freskut. Këto janë zona të krijuara vitet e fundit, që ka bërë të mungojnë informatorët për grabitësit, ndaj dhe identifikimi i tyre është i vështirë nga policia.

Repot Tv ka mësuar se personat hyjnë në banesa apo dyqane, ku zakonisht marrin bizhuteri, telefona, orendi shtëpiake, por edhe matës uji. Ata përdorin metoda speciale për të hapur dyert ose hyjnë nga dritaret që lënë hapur qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, nuk ka dhe kamera sigurie, një tjetër shqetësim ky i ngritur nga policia. Hajdutët mbajnë doreza, shall, që të mos identifikohen nga personat e tjerë. Bëhet fjalë për grupe kriminale, por edhe persona të vetëm, të cilët janë kthyer në makth për shumë qytetarë në kryeqytet, kryesisht në zonat e krijuar vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?