Toni Gogu pret në takim ministrin e Drejtësisë të Francës: Fokusi te reforma dhe te standardet evropiane

Shqipëria dhe Franca po thellojnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, me fokus te reforma në sistem, modernizimi i legjislacionit penal dhe lufta kundër krimit të organizuar. Kjo u theksua gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu dhe homologut francez, Gérald Darmanin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri Gogu e cilësoi vizitën si një moment të rëndësishëm për të treguar nga afër progresin e Shqipërisë në një dekadë reformë në drejtësi, duke theksuar ndarjen e saj nga politika dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve. “Është puna e një shoqërie të tërë për të ristrukturuar drejtësinë dhe për ta çuar drejt standardeve europiane”, u shpreh ai.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet në disa drejtime konkrete, nga rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, te forcimi i kapaciteteve në sistemin e magjistraturës. Në këtë kuadër, një rol kyç luan partneriteti mes Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri dhe asaj franceze, i cili u rinovua gjatë kësaj vizite. Nga ana e tij, ministri francez Gérald Darmanin vlerësoi reformat “jashtëzakonisht ambicioze dhe mbresëlënëse” që Shqipëria ka ndërmarrë në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës për integrimin europian të vendit.

“Jemi shumë të lumtur që t’ju mbështesim përmes ekspertëve, magjistratëve dhe profesorëve tanë në rishikimin e legjislacionit penal”, deklaroi ai, duke shtuar se Franca do të vijojë të jetë një partner aktiv në këtë proces. Një tjetër fokus i bashkëpunimit është lufta kundër krimit të organizuar, ku të dy vendet synojnë të thellojnë koordinimin, veçanërisht në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Darmanin vlerësoi gjithashtu praktikat shqiptare në këtë drejtim, duke theksuar se ato mund të shërbejnë si model edhe për Francën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratë u theksua edhe rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në sistemin penitenciar, si dhe në shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës. Vizita e ministrit francez në Tiranë vjen në një moment kyç për Shqipërinë, në prag të Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në kryeqytet në vitin 2027, duke e vendosur vendin në qendër të dialogut ndërkombëtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?