U kap ‘mat’ me dashnorin në shtëpinë e burrit, zbulohet ç’ndodhi me nusen në Shkodër (Video)

Në fund të muajit korrik, News24 publikoi një video në të cilën shfaqej një grua, e cila u kap mat me të dashurin në banesën e bashkëshortit të saj, video e cila u bë virale në internet.

Ishte vjehrri i nuses, Zef Nacaj, ai që foli në emisionin “Me zemër të hapur” dhe tregoi se si vjehrra dhe e bija kapën nusen bashkë me dashnorin, lakuriq, në prani të fëmijëve.

Ata e kallëzuan penalisht të renë, ndërsa siç ndodh gjithmonë në vendin tonë, çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe kjo histori u harrua.

Swiss Digital Desktop Reklama

JOQ.al mëson se në datën 9 shtator u zhvillua seanca e radhës në Shkodër, ku familja e djalit tërhoqi akuzat ndaj nuses “Për veprën penale të kryerjes së akteve të turpshme në prani të fëmijëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vajza është kthyer tek familja e saj, ndërsa bashkëshorti jeton jashtë shtetit me një femër tjetër, sikurse edhe u përfol gjatë asaj kohe.

Nuk dihet nëse çifti është divorcuar, apo çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre, por shumë banorë të zonës si edhe ata që e njohin historinë nga afër, shprehen se gjërat nuk janë sic u shfaqën në media.
Ajo që arritën gjithë shqiptarët të shikojnë, është videoja e mëposhtme.

(BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?