U vetëflijua në Rinas, babai i 23-vjeçarit: Prokuroria hesht, do hidhem në erë

Ka kaluar një vit nga ngjarja e rëndë e vetëflijimit të 23-vjeçarit, Jurgen Kapllanaj, i cili u hodh nga terminali i aeroportit “Nënë Tereza”. Për familjarët nuk ka paqe derisa të zbardhet arsyeja që çoi të riun në këtë akt ekstrem. Me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi, Shaban Kapllanaj qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje, se përse djali i tij humbi jetën.

“Të thotë ca ka ndodhur, pse nuk u mor një masë. Pse nuk foli një polic këtu në gjyq, ta pyesnin. Dua që ta di pse i ndodhi çunit tim, ça i ka ndodhur që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën është ngjitur lart pa asnjë lloj shkaku, që atje nuk lejohet. Dua ta di, lejohet të ngjitesh atje, ka masa siguri apo jo”,-shprehet babai i të ndjerit për “Report Tv”. Më 1 shtator 2016 i sapoardhur nga Gjermania 23 vjeçari Jurgen Kapllanaj u vetëflijua duke hipur në tarracën e aeroportit “Nënë Tereza”, por kjo ngjarje sipas babit të tij nuk është hetuar dhe ka mistere.

Sipas babait të 23-vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë. “Siguria në Rinas nuk mori asnjë masë, si ka folur asnjëri. Ka ndenjur 17 minuta lart dhe populli shikonte që ta shpëtonte dhe ata nuk linin as popullin”,-thotë babai. Nëse kjo çështje nuk zbardhet, babai i të ndjerit kërcënon me vetëflijim. “Unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në mes të Rinasit në erë, këtë e bëj. I bëj thirrje Drejtësisë të marrë masa, që të mos arrij unë deri atje”,-vijon Shaban Kapllanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jurgen Kapllanaj mesditën e 1 shtatorit i dha fund jetës, ndërsa ndër bisedat e fundit me familjarët ai ishte shprehur se do të nisej për në gjermani për një jetesë dhe punë më të mirë. Pasi udhëtoi drejt Gjermanisë ai u kthye në Rinas duke prerë një tjetër biletë por para se të hipte në avion kreun aktin e vetëflijimit, ngjarje për të cilën i ati i tij kërkon hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

Policia deklaroi se i riu Jurgen Kapllani, 23-vjeç, banues në Tiranë sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku ishte emigrant me avionin Mynih-Tiranë. Sapo ka kaluar doganën, i riu është paraqitur në terminal ku ka deklaruar se është “Spiderman” dhe më pas ka hipur mbi traverse e hekurit dhe është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme prej 10 metrash.

Një dëshmitar tha se Jurgen Kapllani, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit thirri: “Më prit se po vij”. Vetëvrasja e të riut zbuloi masat e dobëta të sigurisë që ka aeroporti kombëtar “Nënë Tereza”. Kjo pasi, i riu ka pasur kohën e mjaftueshme të ngjitet mes skelave të hekurit të aeroportit dhe ka qëndruar mbi to gati 17 minuta, por askush nuk e ka parandaluar të riut të kryejë vetëvrasjen.

Disa nga dëshmitarët treguan se i riu ka hipur qetësisht në skelat e hekurit të terminalit të aeuroportit “Nënë Tereza” duke mos u ndaluar nga asnjë efektiv i forcave të policisë, të cilët kanë dhe përgjegjësinë për garantimin e sigurisë brenda në ambientin e terminalit të aeroportit.

Por pavarësisht kësaj, Jurgen Kapllani ka hipur i qetë dhe pasi ka qëndruar për rreth 17 minuta mbi hekura, ka vendosur të hidhet, duke i thënë fund jetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?