Veliaj ndez pemën e Krishtlindjeve: Tirana do vezullojë (FOTO)
Tirana ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes dhe rrugëve kryesore të saj. Këtë vit pema e Krishtlindjes u vendos në sheshin “Skënderbej”. I rrethuar nga dhjetëra fëmijë, po jo vetëm, ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ndezi dritat e pemës.
“Tirana do vezullojë më shumë se kurrë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë punuar për Tiranën këtë vit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me dhjetëra fëmijë ka numëruar për ndezjen e dritave të pemës së festave. Veliaj ka bërë thirrje solidarizuese për të gjithë të pranishmit, por edhe ata që dëgjojnë në media të ndihmojnë personat në nevojë, tu dhurojnë çfarë të munden.


