VIDEO/ Grida Duma rrëfehet para Romir Zallës: Unë nuk vishem me gjëra false!
E ftuar në emisionin “Garderobë” të aktorit Romir Zalla ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Ndër të tjera ajo është shprehur edhe për pjesën e të veshurit me rroba firmato, ku Zalla e ka pyetur si ka mundësi që nuk është komentuar për pjesën e rrobave firmë si shumë deputete të tjera.
“Sepse unë nuk mbaj gjëra falso dhe kam dëgjuar që filani ka diçka të shtrenjtë dhe është komentuar për diçka të tillë menjëherë janë justifikuar duke thënë që është falso,”-është shprehur Duma në emisionin “Garderobë”.

