Video-LIVE/ Kryemadhi me gazetarët për kryeprokurorin dhe vizitën në SHBA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e partisë. Takimi me median vjen pas përfundimit të vizitës së Kryemadhit në SHBA.

Gjithashtu ky takim i kryetares së LSI-së me gazetarët vjen edhe në momentin kur po diskutohet për kryeprokurorin e ri, që mazhoranca kërkon ta zgjedhë në mënyrë antikushtetuese.

Teksa u pyet për deklaratën e zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama për ambasadorët, Kryemadhi tha se diplomatët e huaj nuk shkelin as ligjet dhe as Kushtetutën.
“Ky është komunikimi i parë me gazetarët pasi jam zgjedhur në krye të LSI. Do ta bëjmë më të shpeshtë. Sapo jam kthyer nga një vizitë në SHBA. Ishte një vizitë me intensitet të lartë. Patëm disa takime të mira, në departamentin në luftën kundër drogës. Në të gjitha këto ne bëmë një prezantim të situatës në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Pyetje nga gazetarët
Përsa i përket zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, sot do jetë edhe seanca dëgjimore tek Ligjet. A ndani të njëjtin qëndrim me Luan Ramën që ka sulmuar ndërkombëtarët?

Ambasadorët e huaj përfaqësojnë shtetin e tyre nga vijnë. Jam e bindur se asnjë ambasador ka kërkuar shkeljen e ligjit apo Kushtetutës. Interpretimet politike janë të ndryshme. Nuk janë ambasadorët e huaj problem i Shqipërisë, jemi ne klasa politike që kërkojmë të involvojmë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do jetë LSI tek Komisioni i Ligjeve?
Komisioni i sotëm i Ligjeve është sot i paligjshëm. Ai nuk është KLP. Pasi ai i bën dëgjesa. Kompetencat e rregullores janë të caktuara në Kushtetutë, edhe dëgjesa me kandidatët për prokurorë. Pse nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një pyetje. Ai duhet të ishte ngritur në fund të muajit mars. Kjo jo për faj të LSI dhe opozitës, por për faj të një shoqërie civile, ku duhet të kishte përfaqësues të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1466200086826062/

Vijon  …

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?