Vlora Hyseni dorëzohet në Prishtinë, autoritetet e shoqërojnë drejt Shqipërisë
Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është dorëzuar në Policinë e Kosovës. Hyseni është futur në territorin e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. Hyseni ka njoftuar autoritetet në Kosovë dhe më pas është shoqëruar drejt territorit shqiptar. Mësohet se ajo ka ardhur me automjet civil deri në kufij, ka kryer procedurat dhe prej rreth gjysmë ore ka kaluar në territorin shqiptar.
Vlora Hyseni është zyrtarisht në hetim nga SPAK, e pezulluar nga detyra dhe e detyruar të izolohet në shtëpi.
Gjykata e Posaçme urdhëroi këto masa sigurie, pas dyshimeve se teksa qëndronte në kupolën e shërbimit inteligjent ka konsumuar dy vepra penale, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit”.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije nga Amerika, se ka shkarkuar Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH-it pas veprimeve dhe akuzave të drejtësisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
Lexoni edhe:
Ka më sekrete shteti? Operacioni i SPAK që po zgjeron dosjen e Agasit
Berisha: FBI dhe policia e SHBA të arrestojë Vlora Hysenin, ka bërë një kërcënim real për NATO-n
Nga Kosova në krye të SHISH, si u ngjit Vlora Hyseni në drejtimin e inteligjencës shqiptare

