Vlorë, pranga të kërkuarit; 40-vjeçari akuzohet për plagosje
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 03:39
Në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, uniformat blu të qytetit të Vlorës kanë arrestuar në orët e fundit një shtetas të akuzuar për plagosje.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari Thanas Myrto, i akuzuar për plagosje me dashje dhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Vlorës.
Pas arrestimit të tij, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Vlorës, për procedim të mëtejshëm.

