Votim elektronik? Lu: Nuk ndalon blerjen e votës dhe as intimidimin
Nëse shqiptarët vendosin që zgjedhjet e 2019 t’i bëjnë me votim elektronik, atëherë duhet të ndahet që tani buxheti për të filluar punën. Vera tjetër do të jetë shumë vonë.
Është mesazhi i ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu në një takim të organizuar me temë “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”
Ambasadori nënvizoi se Opozita dhe mazhoranca duhet të përfshihen në këto diskutime
“Nëse Shqipëria ndërmerr një projekt pilot për 2019 puna për buxhetin, teknologjinë dhemekanizmin implementues të nisë tani. Nëse prisni deri verën tjetër ju siguroj do të jetë dështim”
Por, nënvizoi Lu, votimi elektronik nuk do të zgjidhë problemet kryesore që janë blerja e votës dhe intimidi.
“Votimi elektronik nuk do të zgjidhë këto probleme, për të zgjidhur këto probleme prioritare Shqipëria duhet të implementojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR”
/Ora News.tv/

