Vrasja e Aleksandër Ndokës, mesazhi prekës i deputetit të PS: Miku im…

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me atentatin që i mori jetën Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-ligjvënësit Arben Ndoka. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.

“Per Sander Ndoken, per vdekjen e tij te parakoheshme ! Ngushellime familjes ! U prehfsh ne paqe miku im !”, citohet në mesazhin e Ndreut.

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm shumë pranë banesës së tij në lagjen “Nënë Tereza”. Ai rezulton pa precedent penalë, ndërsa djali i tij ndodhet pas hekurave, i arrestuar në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?