Zgjedhjet lokale, Balla: Jemi bërë gati të fitojmë 61 bashki, do marrim edhe Shkodrën

PS dhe PD kanë dalë me raporte të ndryshme për Reformën Territoriale. Në prezantimin e draftit në seancën e kësaj të hëne në Kuvend. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ata do të fitojë në 61 bashkitë e vendit.

”PD-ja ka qeverisur në 17 bashki nga 2015 deri në 2019. Pra në këtë analizë ju nuk keni pasur mundësinë reale, PS-ja qeveris në 60 bashki dhe me 14 maj jemi bërë gati të fitojmë 61 bashki. Do e fitojmë edhe Shkodrën se meqë dështoi ky i foltores.

Ka ardhur koha të kërkoni ndjesë për shpifjen që keni thënë për numrin e punonjësve. Nga 14401 kemi shkuar në 19 mijë. Ky numër është rritur. Reforma solli mirëadministrimin dhe ky ka qenë objektivi i komisionit të drejtuar nga kolegu im i ndjerë Bashkim Fino. Kemi synuar që themeli të jetë mirëqeverisja, ku indikatori i parë është të mbledhim më shumë të ardhura. Të ardhurat sot janë dy herë më të larta”,-tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?