Zona ekonomike rajonale – Tregu zgjerohet me 20 mln konsumatorë për investitorët

Katër janë shtyllat në të cilat bazohet strategjia për krijimin e zonës ekonomike rajonale. Gjatë forumit për të ardhmen e zonës ekonomike rajonale janë prezantuar këto katër shtylla, të cilat i janë imponuar sipërmarrjes, pasi është kjo e fundit që do të ketë përfitime konkrete.

Kështu, për të gjithë investitorët potencialë do të ketë një zgjerim të tregut me rreth 20 milionë konsumatorë.

Koordinatorja Kombëtare e kësaj zone, Milena Harito, prezantoi katër shtyllat që kanë të bëjnë me investimet, lehtësimin e masave për tregtim, njohjen e diplomave për profesionet e lira si dhe dixhitalizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë forum e ka përshëndetur edhe Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato, si dhe kryetarja e unionit të dhomave të tregtisë, Ines Muçostepa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me krijimin e zonës rajonale ekonomike do të ketë një shpërndarje më të mirë gjeografike të bizneseve, do të ketë investime rajonale si dhe një strategji të re, sa i përket tregjeve kapitale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?