Zv/ministri i Bujqësisë: Përfitimi i fermerëve nga skema e subvencioneve

Zëvendësministri i Bujqësisë Ilir Halilaj, i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ka shpjeguar se si do të funksionojë skema e subvencioneve për fermerët dhe cilët mund të përfitojnë.

“Subvencionojmë mbjelljet e reja, sipërfaqet me sera me teknika të avancuara, produktet me origjinë shtazore me kriterin e vetëm për të plotësuar standardet dhe subvencionojmë agroturizmin. Kjo është ndarja e 20 milionë euroshit që kemi në dispozicion. Fermerët duhet të aplikojnë pa asnjë dokument, vetëm me vetëdeklarim. Pasi është kthyer përgjigja e aplikimit, AZHBR bën filtrimin e informacioneve që fermerët kanë dhënë. Në varësi të linjave të çdo komponenti të skemës, bëhet edhe përzgjedhja e fituesve në bazë të kritereve. Kulturat më të favorizuara janë pemët frutore, mollët me varietet të caktuar që kërkohet nga tregu, qershinë, agrumet, ullinjtë, shega, vreshtarit etj”, është shprehur Halilaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?