Home Aktualitet Akuza të rënd...

Akuza të rënda nga Berisha në parlament: Rama dhe Basha janë të dy të zhytur në aferën e incineratorëve

543
0

Sot parlamenti u ndez sapo Berisha hyri në sallën e Kuvendit. Ai mori fjalën dhe akuzoi kryeministrin Rama për aferën e incineratorëve që kanë zhvatur diku te 430 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Që në fillim ish-kryeministri tha se asnjë firmë për pagesa nuk është bërë pa firmën e ish-ministrit të financave Arben Ahmetaj (sot zv/kryeministër) dhe kryeministrit Rama. Ndaj komisioni hetimor i ngritur nga PD ishte për të pastruar kryeministrin Rama sepse Basha, theksoi Berisha, është pjesë e skemës së pastrimit të parave të incineratorëve.

Berisha kërkoi që parlamenti të ndalet te hetimi i dy krerëve të meduzës, sipas tij, te Rama dhe Basha.

Sipas Berishës, të dy politikanët duhet të hetohen për larje parash, teksa theksoi se “Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë”.

Teksa Berisha vijonte të fliste me tone të ashpra, kryeparlamentar Lindita Nikolla i ka hequr zërin te mikrofoni, por kjo nuk e ndaloi ish-kryeministri, i cili vijoi akuzat edhe pa mikrofon.

Por me pas Berisha doli në foltoren e Kuvendit ku vazhdoi akuzat ndaj Ramës dhe Bashës. Ja se çfarë tha ai: “Mendoj se në trajtimin e këtij problemi sot Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës, të larjes së parave, kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht për bashkëpunimin dhe sigurinë e Evropës, për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe ju mbyll hetimi. Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë. Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarë me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit