Home Bota Akuzat për ko...

Akuzat për kontrabandë armësh, Kisha Ortodokse Serbe dhe hetimet nga ana e Kosovës

64
0

Kisha Ortodokse Serbe hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike se armët e kontrabanduara nga Serbia janë “magazinuar” në ambientet e kësaj kishe në Kosovë.

Institucionet e Kosovës janë duke kryer hetim. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë më 5 korrik se do të ketë informacione pas takimeve me përfaqësuesit e NATO-s në Kosovë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Zyrtarët serbë kanë kundërshtuar ashpër akuzat në adresë të Kishës Ortodokse Serbe.

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, theksoi për REL-in rolin kontrovers të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke thënë se ajo është një aktor politik. “Kisha Ortodokse Serbe është instrument i ndikimit të autoriteteve serbe, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera fqinje”, tha Vogel.

Gjithë kësaj i kanë paraprirë pretendimet e deputetes britanike për deponimin e armëve kontrabandë në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. Deri në publikimin e këtij teksti, Kearns nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me demantet që pasuan deklaratën e saj. /REL/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit