Home Aktualitet Albin Kurti: ...

Albin Kurti: Zbardhja e rastit të Liridonës është drejtësi, presim denim maksimal

69
0

Konferenca Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!” nisi me një minutë heshtje në kujtim të Lirodona Ademaj, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Kurti në fjalimin e tij tha se vrasja e grave po ndodh çdo vit sipas tij, rastet janë të shpeshta por siç tha ai, “shpesh është edhe vetëm një rast, meqenëse nuk duhet asnjë”.

Kurti kërkoi një minutë heshtje në kujtim të Liridonës.

“Liridona Ademaj u rivarros dje, rivarrimi i saj është një akt i drejtë. Andaj në kujtim të saj ju lus që të ngriheni në këmbë për një minutë heshtje”, tha Kurti.

Kryeministri tutje ka ka thënë se presin që denimi për rastin e Liridonës të jetë maksimal.

“Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe denimi, pra maksimal. I shprehë edhe njëherë ngushëllime nga këtu familjes së Liridonës”.

Ndryshe, trupi i të ndjerës, Liridona Ademajt u zhvarros paraditen e së hënës nga fshati Cërmjan i Gjakovës, për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes. Mes dhimbjesh e lotësh, Liridonës iu dha lamtumira e fundit, e nga të pranishmit u kërkua drejtësi për të.

Kurse të martën, për Liridona Ademajn do të mbahet protestë gjithpopullore për të kërkuar drejtësi për vrasjen e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit