Home Bota “Alkool...

“Alkooli të bën dëm”. Shishet e verës në Irlandë do shiten si paketat e cigareve, por Italia kundërshton

764
0

Me pëlqimin e heshtur të Brukselit, Irlanda do të bëhet vendi i parë i BE-së që vendos “paralajmërime” në shishet e pijeve alkoolike si “konsumimi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë” dhe “alkooli dhe kanceret terminale janë të lidhura drejtpërdrejt”. Një barazim ky midis verës me cigaren.

Një precedent që mund të nxisë vendet e tjera të ndjekin të njëjtën rrugë, veçanërisht në Evropën Veriore të karakterizuar nga konsumimi i madh i alkoolit.

Por prodhuesit italianë ngrenë menjëherë barrikadat në mbrojtje të trashëgimisë së traditës kombëtare të ushqimit dhe verës. Italia e cilëson sulm të drejtpërdrejtë ndaj Italisë, prodhuesit dhe eksportuesit kryesor në botë me mbi 14 miliardë xhiro në vit. Gjysma e prodhimit dërgohet jashtë Italisë.

Roma, Parisi dhe Madridi, së bashku me gjashtë kryeqytete të tjera, u përpoqën ta kundërshtojnë këtë vendim me një letër të dërguar në Bruksel, i cili theksonte se si rregulli irlandez diskriminon prodhuesit nga vendet e tjera të BE-së, të detyruar të miratojnë një etiketë të dyfishtë: një për Irlandën dhe një për pjesën tjetër të botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit