Home POLITIKE Ambasadorja e...

Ambasadorja e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Tri prioritetet tona, demokracia, mbrojtja e biznesi

142
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim kanë vizituar zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit i cili konsiderohet si pjesa e katërt e kaskadës së Drinit.

Ambasadorja Yuri Kim ka ritheksuar prioritetet e SHBA në Shqipëri, duke konsideruar përparime tek të tria dhe tha se është e kënaqur që ndodhet ë Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane.

Kur mbërrita në Shqipëri, unë e bëra shumë të qartë që kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Sikurse jeni në dijeni, ne kemi bërë përparim. Sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mikpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Gjithashtu jeni në dijeni, në frontin e demokracisë ne kemi bërë përparim siç është për shembull gjithë mbështetja për reformën në drejtësi, dhe për sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht çdo pengese.
Sikurse më keni dëgjuar unë jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu në Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane. Jemi vërtetë të kënaqur që ndodhemi këtu në fazat e hershme të këtij projekti dhe presim me kënaqësi se çfarë do të ndodhë më tej”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë.

HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”, deklaron Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit