Home Aktualitet Aministia fis...

Aministia fiskale për të pastruar paratë, Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës ka 170 milionë euro evazion fiskal

35
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për aministinë fiskale që kërkon qeveria Rama të bëjë, kur thotë se bëhet për të pastruar paratë e inceneratorëve, ku edhe thotë se për të inceneratori Tiranës ka 170 milionë euro evazion fiskal.

”Amnistia fiskale qëllimin e vetëm që ka është për të pastruar paratë e Ramës, Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët. Shumë shpejt kemi gati materialin për evazionin fiskal të inceneratorëve.

Rama do të bëjë sikur po flet për një amnisti fiskale për ata që janë emigrantë apo biznese të tjëra unë jam e bindur që biznese të tjera shqiptare nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë.

Vetëm në rastin e inceneratorëve në dosjen që ne kemi përgatitur dhe që shumë shpejt do t’ia bashkangjisim prokurorisë së posaçme, për ccështjen e inceneratorit të Tiranës janë 170 milionë dollarë para të fryra me fatura fiktive përveç faturave të fryra mungon dhe detyrimi i paguar në zyrat e tatim taksave shqiptare. Po të ndjekësh skemën dhe shumë kompani të tjera që fitojnë punë publike kanë fatura fiktive me fatura të fryra dhe përvecc kësaj nuk është derdhur as TVSH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit