Home Aktualitet Analisti Abil...

Analisti Abilekaj-Këlliçit: Veliaj kandidati më i fortë, do kesh përballë një makineri

88
0

Edhe pse zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 majit 2023, politika flet çdo ditë për kandidatë dhe rezultate.

Për analistin Enton Abilekaj, Erion Veliaj është kandidati më i fortë që mund të përballej Belind Këlliçi në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se nëse Këlliçi fiton primaret në PD do të përballet me një makineri.

”Beteja është shumë e fortë. Ju thatë në deklarimin e kandidaturës është që Veliaj është kandidati më i lehtë që mund të kishit përballë, por ju keni të bëni me një kandidat më të fortë. Disa televizione janë në konflikt me kryeministrin, por në paqe të plotë me Veliajn. Kontrolli që ka Veliaj ndaj mediave e ka tejkaluar kontrollin e Ramës. Kontrolli i Veliajt dhe në rrjetet sociale është aq i madh sa tejkalon çdo kënd në Shqipëri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit