Home Sporti Ancelotti: To...

Ancelotti: Topi i Artë? Ndoshta Benzema e fiton në vitin 2022!

55
0

Lionel Messi mori Topin e Artë gjatë ditës së hënë, duke u shoqëruar nga shumë polemika në rrjetet sociale. Së fundmi pjesë e debatit është bërë edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, i cili ka dhënë mendimin e tij.

“Duhet t’i japim peshën e duhur Topit të Artë. Fitoi Messi, i cili vijon të jetë një futbollist i madh. Mendoj se premiot individuale janë të rëndësishme pasi të japin motivim, por nuk është tragjedi nëse nuk e fiton.

Shpresoj që vitin e ardhshëm ta kuptojnë te Reali. Benzema zhvilloi një sezon të madh, tani ka një motiv më shumë për t;u stërvitur dhe për të luajtur sa më mirë dhe që ta fitojë në vitin 2022”, shtoi strategu italian. /R.Lika-Koha Jonw/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit