Home Sporti Ancelotti zbu...

Ancelotti zbulon planin për të mundur PSG: Nuk duhet të çmendemi!

85
0

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së kthimit ndaj PSG. Sipas tij skuadra madrilene do të tentojë kualifikimin, por duke luajtur të bashkuar, ndërkohë që evidentoi që duhet të mbulohen me kujdes Messi e Neymar dhe jo vetëm Mbappe.

“Në Paris nuk jemi paraqitur mirë dhe kemi besimin se mund të bëjmë një ndeshje të madhe nesër. Real Madridi më i mirë mund të konkurrojë me PSG-në më të mirë. Ne pamë PSG-në më të mirë në ndeshjen e  parë dhe nesër do të shohim Realin më të mirë. Benzema është mirë, tani është ai që ishte para dëmtimit që kishte.

Golin e pësuam vetëm në fund. E rëndësishme është që tani të luajmë më mirë. Këtë herë kontributi i tifozëve është shumë i rëndësishëm. Duhet të luajmë ndeshjen që duan ata dhe do ta bëjmë diçka të tillë.

Duartrokitje për Mbappe? Historia e Bernabeut thotë se lojtarët e mirë priten gjithmonë me duartrokitje. Tifozët e Bernabeu i pëlqejnë lojtarët e mëdhenj dhe duan ta shohin Realin të luajë mirë dhe të fitojë. Ndeshjen e përgatitim duke menduar që Mbappe do të luajë. Nuk kemi një plan për të ndalur vetëm Mbappe, por edhe për të ndalur Messin, Neymar dhe të gjithë lojtarët e mirë të PSG-së.

Plani është të luajmë në bllok, me top dhe pa top, me intensitet të lartë, të vendosur dhe të durojmë 90 minuta. Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, nuk duhet të çmendemi, por thjesht të fitojmë. Duhet të fitojmë dhe goli shënohet shpejt ose në minutën e fundit. E rëndësishme është ta mbajmë gjallë ndeshjen dhe të luajmë më intensitet”, u shpreh Ancelotti në konferencën para duelit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit