Home Aktualitet Andoni: Probl...

Andoni: Problem për negociatat vendet skeptike, pritet të ketë një shtysë për sakrificat e bëra

25
0

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se problemi më i madh për hapjen e negociatave në raport me Shqipërinë janë vendet skeptike të BE-së.

Sipas Andonit, metodologjia e re ka dhënë një shtyrë për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, por theksoi se edhe vetë liderat e këtyre 2 vendeve janë të vetëdijshëm për problemet e vendeve të tyre.

Andoni: Problemi më i madh për hapjen e negociatave janë vendet skeptike. Ne kemi marrë një qëndrim deri diku pozitiv nga Holanda, por pritet edhe Franca sidomos që është akoma e paqartë dhe Danimarka. Janë një grup vendet që e shohin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me shumë rezerva. Mendoj se këtë qëndrim do ta mbajnë, por në raport me mesazhet pozitive dhe modulimet që ka bërë Gjermania me metodologjinë e re, ka një qasje për t’iu dhënë një shtysë këtyre dy vendeve në raport me këtë proces.

I çuditshëm deri diku është reagimi i kryeministrit Rama, që e bën publikun shqiptar të jetë në mëdyshje në raport më këtë proces. Rama edhe kur Holanda ka pasur dyshime, është shprehur me nota tejet pozitive dhe gati të paarritshme për progresin dhe anëtarësim e vendit. Këtë gjë nuk e kemi parë së fundi nga Rama dhe madje ka qenë edhe kritik  me BE-së dhe problemet e brendshme. Mendoj se deri diku ka një farë të drejte kryeministri në këtë qëndrim, pasi dy vendet kanë hequr dorë nga shumë gjëra për këtë proces, madje Maqedonia e Veriut ka hequr dorë edhe nga identiteti i vet për procesin e anëtarësimit.

Andoni shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë sakrificat për procesin e anëtarësimit në BE, prandaj tha se meritojnë një mbështetje.

Andoni: Shqipëria është një vend eksperimental sa i takon reformës në drejtës, një reformë që ka qenë shumë e vështirë. Problemet që po kalohen në sistemin e drejtësisë dhe madhësia e dosjeve në shumë gjykata, e bëjnë vendin tonë që të ketë probleme të mëdhatë brendshme që eksportohen. Pas këtyre sakrificave që kanë bërë të dyja vendet, e meritojnë një përkrahje nga vendet e BE-së. Si Rama ashtu edhe Zaev e kanë bërë të qartë se vendet e tyre nuk e meritojnë ende të jenë në BE, por ama i kanë plotësuar disa kushte. Mendoj se Rama ka edhe një lloj taktike me këtë qasje në marrëdhëniet evropiane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit