Home Sporti Anis Mehmeti ...

Anis Mehmeti shkëlqen në Championship, shënon super gol ndaj Leicester (VIDEO)

151
0

Anis Mehmeti shndërrohet në protagonist në Championship me skuadrën e Bristol City. Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren skuadrës së tij teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73, përballë Leicester City.

Bristol fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Mehmetit, një gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur. 23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristol City.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin. Pas kësaj fitoreje, Bristol ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12 ndërsa Leicester mban vendin e dytë me 82 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit