Home Aktualitet Aplikimi për ...

Aplikimi për pasaporta e ID i emigrantëve shqiptarë, hapen 6 zyra të reja

15
0

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të hapë 6 zyra të reja në disa shtete të botës ku shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike.

Në bazë të marrëveshjes së negociuar me koncensionarin e prodhimit të pasaportave, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).

Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.  Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri.

Ky vendim është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit