Home Bota Armët bërtham...

Armët bërthamore në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë si SHBA-ja

182
0

Rusia do të stacionojë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje. Lajmi e bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putin, i cili e krahasoi këtë lëvizje me pozicionimin e armëve amerikanë në Evropë, dhe tha se ajo nuk do të përbënte shkelje të traktateve mbi armët bërthamore.

“Moska nuk do t’ia kalojë kontrollin e arsenalit të saj Minskut”, theksoi Putin. Kjo do të jetë hera e parë që prej mesit të viteve 90-të, që Moska do të stacionojë armë bërthamore jashtë vendit. Por shtetet e bashkuara nuk mendojnë se Rusia po përgatitej t’i përdorte armët.

“Nuk shohim ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor”, ishte deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Uashingtoni theksoi se mbetej i përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive në Aleancën e NATO-s. Rusia do të fillojë të trajnojë grupe për operimin e armatimeve në bjellorusi që nga java e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit