Home Aktualitet Arrestime që ...

Arrestime që po frikësojnë mazhorancën

1395
0

Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka krijuar frikë dhe tension në radhët e mazhorancës dhe sidomos në Qeveri.

Me sa duket slogani i vjetër ARRESTIME dhe INVESTIME, po fillon zbatimin.

Vendosmëria amerikane për ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta nuk ndalet para askujt.

Por pyetja dhe dilema në PS është se kush e ka radhën pas Lefter Kokës? Janë gati për arrestime dy deputetë, ish-ministra dhe ministra, sikurse mësohet se është nën përgjim prej kohësh edhe një kryebashkiak i rëndësishëm nga PS.

Prokurorët e SPAK duken të vendosur ti shkojnë deri në fund historisë së inceneratorëve dhe lidhjeve të politikës me mafien e plehrave.

Nga mbrëmë nuk ka më qetësi në mazhorancë.

Shumë prej emrave që janë përzier në këtë histori nuk kanë fjetur, por sot kanë dalë të veshur trashë që nëse i marrin në qeli të mos kenë shumë ftohtë.

Një deputet i PS mësohet se sot ka dalë nga shtëpia me tre triko leshi sepse pret nga çasti në çast t’i vendosin prangat. Po kështu dhe një kryebashkiak i PS që lidhet me inceneratorët ka fjetur mbrëmë në zyrë duke shikuar firmat që ka hedhur tash dy vite.

Ndërkohë për momentin në PD ka një qetësi të rreme. Edhe andej, sapo të mbarojnë punë nga PS-ja dhe Qeveria, do të shkojë furgoni i burgjeve që t’u bëjë vizitë.

Nga radhët e opozitës do ketë stekë me të lartë arrestimesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit