Home Aktualitet Arrestohen 3 ...

Arrestohen 3 punonjësit e bashkisë Shkodër, trasportonin me furgon ushqime për t’i shpërndarë për vota

74
0

Policia ka arrestuar 3 punonjësit e Bashkisë Shkodër, të cilët u kapën ditën e djeshme duke transportuar qese me ushqime me furgonin e Drejtorisë Arsimore, për t’i shpërndarë për përfitime elektorale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se personat e arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Po ashtu, është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Shërbimet e policore, bazuar në inteligjencën informative, kanë bërë të mundur ditën e djeshme shoqërimin e 3 punonjësve të bashkisë Shkodër, pasi u kapën në unazën perëndimore të qytetit duke transportuar një furgon, me 50 pako me ushqime.

Në përfundim të veprimeve procedural, 3 punonjësit u arrestuan për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Sakaq, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit