Home Aktualitet Arrestohet sh...

Arrestohet shoferi i autobusit që përplasi 11 makina në qendër të Tiranës

201
0

Shoferi i autobusit, i cili u aksidentua me disa makina ditën e djeshme pranë Urës së Tajvanit në Tiranë, është arrestuar për shkeljen e rregullave rrugore.

A. Xhafa është vënë në pranga nga policia, pasi ditën e djeshme u përplas me 11 makina duke krijuar një aksident zinxhir në rrugë. Për pasojë, u bllokua lëvizja e mjeteve në një nga akset me qarkullimin të lartë në Tiranë.

Mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që pati të plagosur. Disa të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë larguar nga vendngjarja.

Nëntë personat që u dëmtuan në aksident janë: Agron Xhafa 63 vjeç (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia njoftoi se i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të autobusit urban dhe ka rezultuar se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Pamje nga momenti i aksidentit: 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit