Home Sporti Arsenali vler...

Arsenali vlerëson Xhakën, bën gati rinovimin e kontratës me të

72
0

Granit Xhaka këtë sezon ka qenë një ndër më të mirët te skuadra e Arsenalit. Duke parë rëndësinë e 30-vjeçarit, drejtuesit e “The Gunners” kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën me lojtarin me origjinë shqiptare.

Xhaka ka aktualisht një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, ndërsa është edhe opsioni për ta rinovuar me një vit më shumë. Por, për të treguar vlerësimin dhe besimin ndaj tij, drejtuesit po përpilojnë një kontratë me terma më afatgjatë që do ta shndërronin Xhakën në një nga lojtarët më jetëgjatë me fanellën e Arsenal.

Mesfushori është pjesë e anglezëve prej vitit 2026 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach dhe në këtë sezon po kalon një formë të shkëlqyer duke u aktivizuar në 23 ndeshje të Premier League duke shënuar dhe 3 gola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit