Home Aktualitet Artistët nga ...

Artistët nga Kosova u ndaluan nga policia, akuzon Noka: U keq*rajtuan me urdhër politik

63
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka reaguar për mbajtjen në policinë e Kukësit të një grupi artistik nga Kosova, duke thënë se me urdhër politik. Sipas Nokës, ata janë keqtrajtuar shtazërisht, fizikisht dhe psiqikisht, dhe janë mbajtur për disa orë, dhe më pas janë rikthyer në Tiranë ku ka vazhduar keqtrajtimi i tyte përgjatë natës në Drejtorinë e Policisë, duke u liruar të nesërmen.

”Kjo fjali alarmante nuk është qendrimi i radhës i Partisë Demokratike. Është shkëputur nga një reagim i artistit shqiptar nga Kosova, Jeton Neziraj. Zoti Neziraj, bashkë me një grup artistësh të tjerë që po ktheheshin në Rinas nga Firence, ku kishin vënë në skenë një pjesë teatrore, janë ndjekur nga banditë me uniformë gjatë rrugës dhe janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin e narkopolicisë në Kukës. Aty, me urdhër politik, janë keqtrajtuar shtazërisht, fizikisht dhe psiqikisht, dhe janë mbajtur për disa orë, dhe më pas janë rikthyer në Tiranë ku ka vazhduar keqtrajtimi i tyte përgjatë natës në Drejtorinë e Policisë, duke u liruar të nesërmen.

Po citoj sërish zotin Neziraj: “Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; që gjuhën seksiste, dhunën psiqike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre.”

Të nderuar qytetarë: Këto përcaktime të Policisë së shtetit ju i keni hasur sa në deklaratat dhe denoncimet e Partisë Demokratike, sa në dosjen “Metamorfoza”, apo në aktet e shtazërisë te Teatri Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, e qindra të tjera. Megjithatë, në gjuhën dhe përkufizimin e një artisti si Neziraj, një njeriu që politikë të vetme ka artin, ato tingëllojnë dhe marrin një përmasë vërtetësie tjetër. Ato duhet t’i shërbejnë çdo qytetari që e sheh Partinë Demokratike si të anshme, në këtë betejë për normalitet në Shqipëri, si shenjë e politizimit të thellë, banditesk dhe anti-qytetar të Policisë.

“Vagabondë me uniformë”, i quan Neziraj, dhe me të drejtë. Kjo është fytyra e policisë së Edi Ramës dhe Tauant Ballës. E tillë që artistët nga Kosova i trajton si armiq dhe Goran Bregoviqët e serbomadhnisë i përcjell me eskorta dhe masa sigurie. Kjo është fryma armiqësore që ka injektuar për shqiptarin e përtej kufirit Edi Rama. Që nga Ballkani i hapur, një projekt anti-kosovar e antishqiptar, e deri te trau në Rrugën e Kombit. Nuk mjafton vetëm trau si doganë e dytë për shqiptarët e përtej kufirit, por tani ai ngre mbi ta edhe shkopin e policëve, që paguhen, ndër të tjera, edhe nga qindra e qindra milion euro që shqiptarët e Kosovës kontribuojnë në ekonominë shqiptare, sa herë vizitojnë Shqiperine.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të poshtërsisë policore dhe të anti-shqiptarizmit. Cdo dorë polici të kriminelit Taulant Balla, e ngritur mbi artistët nga Kosova, cdo dhunë verbale, cdo tejkalim kompetence do të përballet së shpejti me përgjigjen më të merituar të rendit dhe ligjit. Ky qëndrim çnjerëzor dhe antishqiptar ndaj artistëve kosovarë, është një krim shtetëror i narkoshtetit të Edi Ramës, dhe si i tillë do të trajtohet nga opozita. Si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë shqiptarët, këtej apo andej kufirit, në trojet etnike apo në Diasporë”, tha Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit