Home Sporti As blerje fut...

As blerje futbollistësh dhe as shitje biletash, Chelsea bllokohet totalisht për shkak të Abramovich

95
0

Qeveria britanike ka vendosur ngrirjen e të gjithë aseteve të Roman Abramovich, si pjesë e masave të ndërmarra kundër oligarkëve rus që kanë mbështetur Vladimir Putin dhe pushtimin e Ukrainës. Pjesë e tyre është edhe klubi i Chelsea-t, i cili do të duhet të kalojë një situatë shumë të vështirë.

Londinezët do të vuajnë në mënyrë direkte këtë vendim pasi si fillim plani i Abramovich për të shitur klubin, nuk mund të vihet në veprim. Por jo vetëm kaq, pasi klubit i është bërë të ditur se nuk mund të shesë më bileta për ndeshjet e tij, apo të firmosë me futbollistë të rinj. Njëkohësisht, duhet që të mbyllë dyqanin dhe të pezullojë shitjen e të gjitha objekteve të marketingut.

Statusi që ka klubi si “aset i rëndësishëm kulturor” i jep një leje të veçantë që të vazhdojë funksionimin e tij, që do të thotë të marrë pjesë në aktivitete, por Abramovich nuk do të ketë asnjë përfitim financiar.

Në stadium nga tani e tutje do të lejohen vetëm tifozët të cilët kanë blerë abonimet sezonale. Edhe pse merkato cilësohet e bllokuar tashmë zyrtarisht, pasi nuk do të lejohet blerja e lojtarëve, stafi dhe futbollistët aktualë do të vazhdojnë të paguhen rregullisht dhe shërbimet e stadiumit do të funksionojnë normalisht në ditën e ndeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit