Home Sporti Askush si Syl...

Askush si Sylvinho te Shqipëria, ja statistikat e brazilianit në 9 ndeshje

41
0

Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Në total ai ka drejtuar deri më tani kuqezinjtë në 9 ndeshje, ku tetë janë zyrtare kualifikuese, duke siguruar 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje jashtë fushe, atë ndaj Polonisë në muajin mars.

Golaverazhi është shumë pozitiv, 14 të shënuar dhe 4 të pësuar, me një rekord unik, pa pësuar gol në shtëpi. Dhe të gjitha fitoret janë bindëse, pasi janë me më shumë se dy gola. Sylvinho ka 62.5% fitore. Në vendin e dytë është Edy Reja me 60% të ndeshjeve kualifikuese fituese dhe i treti de Biasi me 58.3%

Braziliani grumbulloi 1.88 pikë për takim, Reja 1.8 pikë në takim gjatë një fushate kualifikuese, ndërsa De Biazi 1.75 pikë. Dy trajnerët më pak rezultativë të Shqipërisë në eliminatore janë Josip Kuzhe me 30.0% fitore dhe 0.9 pikë për ndeshje dhe Ari Han me 23.3% dhe 0.7 pikë për takim.

Provat e radhës për Sylvinhon do të jenë ndeshjet e muajit mars, ku dhe ai do të ketë shansin e fundit për të parë lojtarët që do të marrë për në Gjermani 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit