Home Kosova Asnjë viktimë...

Asnjë viktimë dhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

6
0

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2 raste të reja me virus. Sipas të dhënave të fundit 14 qytetarë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1 mijë e 328 testime për COVID-19.

Njoftimi i MSH-së:

21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.

Në total numri i rasteve aktive është 162.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit