Home Kosova Asnjë viktimë...

Asnjë viktimë dhe vetëm tre raste të reja me covid-19 në Kosovë

10
0

Vetëm tre persona kanë rezultuar të infektuar me covid-19, në Kosovë, nga 1 mijë e 859 testime të kryera tek njerëz të dyshuar si mbartës të këtij virusi vdekjeprurës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit